Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se mbështet përpjekjet për bisedime mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me tensionet në Ukrainë.
Borrell ka thënë se bisedimet janë shumë të nevojshme për të shmangur një luftë.
“Takimet e samiteve, në nivelin e liderëve, në nivelin e ministrave, çfarëdo formati, çfarëdo mënyre të bisedoni dhe të uleni në tryezë dhe të përpiqeni të shmangni një luftë, janë shumë të nevojshme”, ka thënë Borrell para gazetarëve.
Ai po ashtu ka shtuar se Bashkim Evropian do të mbështet çdo gjë lidhur me bisedat diplomatike, për të gjetur një zgjidhje për krizën.
/GazetaSinjali/