​Moti për sot, temperaturat maksimale deri në 14 gradë

Gjatë ditë së sotme moti do të i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës së sotme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë.

“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHMK. 

Read Previous

Kurti: U tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit

Read Next

Drejtori i Policisë për tragjedinë në Gllogjan: Ka dy-tre pista, po zhvillohen aksione