Borë e dendur në Kroaci

Fronti i ftohë me reshje bore po përhapet nga Kroacia veriore mëngjesin e sotëm, ku shiu lokalisht është kthyer në borë me rënie të dukshme të temperaturës së ajrit.

Rreth orës 07:00 të të mëngjesit, reshjet e shiut u kthyen në borë të dendur në Gorski Kotar. Në vetëm pak minuta gjithçka u zbardh dhe po numërohen centimetrat e parë. Gjatë ditës është parashikuar të formohet shtresë bore prej 20 deri në 40 cm në Gorski Kotar.

Borë po bie edhe në zonat tjera, ndërsa pritet edhe në zonën e Zagrebit.

Në disa pjesë të Kroacisë, bora ka shkaktuar kaos në trafik, raportojnë mediat atje. /Reporteri.net/

Read Previous

Konjufca takon të dërguarin e posaçëm slloven

Read Next

Ambasada e Kosovës në Austri del me një njoftim për patentë shoferë