Bomba e fshehur në skuterin elektrik vrau gjeneralin e rëndësishëm rus

Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse dhe ndihmësi i tij janë vrarë në një shpërthim me bombë, ka raportuar BBC-ja të martën. Gjenerali Igor Kirillov, lider i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike, po largohej nga një bllok banimi kur pajisje e fshehur në skuter shpërtheu, ka njoftuar Komiteti Hetimor i Rusisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin hyrjen e një ndërtese të dëmtuar rëndë, me shenja djegieje në mure dhe një numër dritaresh të dëmtuara. Në rrugë u panë edhe dy çanta.

Kirillov u akuzua së fundmi për përdorim të armëvë kimike në Ukrainë. Nga këto armë thuhet se 2000 pjesëtarë të shërbimit ushtarak janë shtruar në spital, pasi kanë pësuar helmim kimik.

Nën këtë akuzë, në tetor Mbretëria e Bashkuar i kishte vënë sanksione Kirillovit./koha.net/

Read Previous

Inter me gjashtë yje ndaj Lazios

Read Next

Sot raundi i takimeve në dialogun Kosovë-Serbi