“Boll”! – Aksion para Kuvendit të Kosovës

Para Kuvendit të Kosovës janë vendosur karrige të zbrazëta – një performancë simbolike nga organizatat e shoqërisë civile, lidhur me ngërçin politik.

“Politikanëve iu ka ndalë ora; Kuvendi është jofunksional, ju lutemi provoni më vonë; ky nuk është serial, është shteti ynë; cirku i demokracisë”, këto ishin disa mbishkrimet e vendosura nga aktivistët.

E në karrigen e kryesuesit ata kishin vendosur një letër ku shkruante “boll”!

Ata gjithashtu kishin vendosur orë të vogla afër karrigeve, si simbol i vonesës. /KosovaPress/

Read Previous

Kosova e gatshme të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat për migrantë

Read Next

​Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë, dyshohej për kultivim të bimëve narkotike