Boksierja e shumëpërfolur triumfon në garat olimpike

Prej nisjes së turneut olimpik të boksit në kategorinë deri në 66 kilogramë, nuk kishte dyshim se Imane Khelif do të jetë favoritja kryesore për të triumfuar.

Boksierja e shumëpërfolur nga Algjeria i shkoi deri në fund turneut dhe u stolis me medalje të artë.

Të premten, ajo me vendim unanim fitoi 5:0 në finale ndaj kinezes Liu Yang, në kategorinë deri në 66 kilogramë.

Khelifi ka festuar në mes të ringut dhe më pas shkoi tek ekipi i trajnerëve të cilët e kapën në krah dhe lëvizën me të në ring.

Khelif ishte në qendër të vëmendjes në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” pas akuzave se është mashkull. 25-vjeçarja është biologjikisht femër, por u konstatua se ka tepricë të hormoneve mashkullore.

Ajo i solli medaljen e parë Algjerisë në “Parisi 2024”. /koha.net/

Read Previous

Behluli: Protesta në Bujanoc po organizohet kundër diskriminimit të shqiptarëve nga qeveria

Read Next

Thuhet se dhjetëra njerëz janë të vrarë në sulmin Izraelit në Gaza