Boksieri Taulant Jakupi zgjedhet “Laureati i vitit 2021” në komunën e Gjakovës

Më të mirët e të gjitha sporteve në komunën e Gjakovës, u shpërblyen sot me mirënjohje nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, për sukseset e arritura gjatë vitit 2021.

Fillmisht me mirënjohje u nderuan sportistët Morihei Duraku, Eli Duraku, dhe Ervin Doli nga Klubi i Tenisit “Gjakova” , Eden Lota, nga klubi i tenisit “Hot Shot”, Dior Thaçi dhe Leandra Thaçi nga Klubi i Badmintonit “Vëllaznimi”, Flori Tarani, nga Klubi i Boksit “Sport Center”, Leart Dobroshi, nga Klubi i Taekwondos “Dearti”, Klea Dobroshi nga Klubi i Notit “Vëllaznimi”,  që veqohen si shpresë e sportit.

Në mesin e klubeve më të suksesshme, çmimin e më të mirit e mori KH “Vëllaznimi” në konkurencën e meshkujve, pasiqë gjatë vitit 2021, ky klub u radhit në TOP 4 më të mirë të Superligës së Kosovës.

E çmimi i trajnerit më të suksesshëm u nda për trajnerin e klubit të volejbollit “Vëllaznimi”, Blendi Haxhikadrija, i cili përveç kontributit në rithemelimin e klubit, u angazhua edhe me klubin në konkurencën e meshkujve duke u bërë kampion i Superligës B me ekipin e seniorëve, i cili tha që është kënaqësi e veçantë kur puna e tërë vitit vlerësohet.

Ndërsa epiteti i sportistit më të mirë të vitit ju dha boksierit të klubit “Sport Center”, Taulant Jakupi, i cili përveç shumë çmimeve ndërkombëtare arriti të mbetet i pamposhtur në të gjitha meqet brenda Kosovës, çmim për të cilin ai tha që e motivon të punojë edhe më shumë.

Kujtojmë që në këtë ceremoni me mirënjohje u nderuan edhe shume klube, e sportistë që pavarësisht sfidës së pandemisë nuk i ndalën aktivitetet e tyre.

Read Previous

Milani do të provojë në verë transferimin e dyshes Sanches – Botman

Read Next

Në disa lagje në komunën e Gjakovës mungon ndriçimi publik