Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj ka shënuar fitore të madhe në mbrëmjen e së shtunës në Munchen të Gjermanisë.
Uldedaj e mposhti kundërshtarin e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Damir Beljo.
Boksieri shqiptar triumfoi në bazë të pikëve pas dhjetë raundeve, në BMW Park.
Organizimi madhor u mundësua nga Hazrolli Sport Box-Gala./Klankosova.tv