“Boeing Boeing” shfaqet në “Hadi Shehu”

Poligamia është mbretëreshë e jetëve….

Kështu të paktën thotë personazhi i Benardit në komedinë Boeing Boeing të autorit francez Marc Camoletti me regji nga Kiço Londo.  Këtë super shfaqje patën rastin ta shijojnë artdashësit gjakovarë në teatrin e qytetit “Hadi Shehu”. “Boeing Boeing” shfaq avenurat e Benardit beqarit francez me tri stjuardesa.

Situata ndërlikohet kur të tri stjuardesat  vijnë në apartament  në të njëjtën kohë. Benardit i duhet të llogarisë në ndihmën e mikut të tij Robertit i cili vjen të jetojë me të  dhe shërbëtores së tij për të shpëtuar nga telashet me gratë.

Deri diku ia dalin, por e vërteta në fund del në shesh. 

Artistët nga Shqipëria u shprehën të befasuar me publikun e kulturuar gjakovar.

E për regjisorin Londo ardhja këtu ishte më e veçantë.

Teatri lëvizës Çajupi do të pasurojë teatrot kosovare edhe me shumë shfaqje të tjera të cilat pritet të prezantohen vazhdimisht.

Read Previous

Sa po i respektojnë masat kafeteritë në Gjakovë (VIDEO)

Read Next

Gjenden dy persona të vdekur në Emshir