Gjenden dy persona të vdekur në Emshir

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”.

Ahmeti tha se vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”.

Read Previous

“Boeing Boeing” shfaqet në “Hadi Shehu”

Read Next

Gjermani, Copa e suxhukut, shkak për identifikimin e hajnit shqiptar