Epoka e ardhshme e dizajnit të BMW-së fillon me SUV-in elektrik iX3, i cili është planifikuar të debutojë para fundit të vitit.
Por nuk do të jetë automjeti i vetëm në linjën e markës bavareze që do të marrë pamjen Neue Klassei.
Sipas shefit të dizajnit të Grupit, Adrian van Hooydonk, çdo BMW do të ketë një “fytyrë Neue”— së shpejti.
Sipas van Hooydonk, gjuha e re e dizajnit të BMW do të përhapet në çdo model.
Por mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se çdo BMW do të ketë të njëjtën pamje Neue Klasse.
Shefi i dizajnit konfirmoi se ndërsa çdo veturë do të ketë një ngjashmëri, secili model do të ketë “tiparet e veta dalluese”. /Telegrafi/