Blinken takohet me Netanyahun dhe kabinetin e luftës të Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po takohet me kabinetin e luftës të Izraelit në Tel Aviv, pas një takimi me kryeministrin Benjamin Netanyahu, sipas Departamentit të Shtetit.

Blinken mbërriti në Izrael të premten për takime me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë. Ai shoqërohet nga ambasadori i sapo konfirmuar i SHBA-së në Izrael, Jack Lew.

Kjo është vizita e tretë e Blinken në Izrael që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, transmeton CNN.

Në komente për mediat përpara se të largohej nga Uashingtoni të enjten, Blinken tha se kishte në plan të fliste me qeverinë izraelite për “fushatën e vazhdueshme kundër organizatës terroriste Hamas” dhe “hapat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur civilët”. /KosovaPress/

Read Previous

Kurti: Dialogu i 10 vjetëve nuk solli as integrim të veriut as njohje, drafti aktual u shkrua me kujdes

Read Next

UEFA heq dorë nga çmimet e tyre, bashkon forcat me France Football për të ndarë së bashku Topin e Artë