Blinken pasnesër në Bruksel, temë edhe Ballkani Perëndimor

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Bruksel më 27 deri më 29 nëntor për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Sipas njoftimit të Departamenti Amerikan i Shtetit, aty përfshihet edhe takimi i parë i ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.

Ndërkaq, ndër temat e këtij udhëtimit të Blinkenit, do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë”.

“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024”, thuhet tutje në njoftim.

Këshilli Ministror i OSBE-së, që do të mbahet në Shkup, shihet si një ngjarje kyçe në të cilën do të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen, duke pasur parasysh pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të vendosura nga Rusia që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Një nga sfidat kryesore është gjetja e një vendi që do të marrë presidencën nga Maqedonia e Veriut për vitin e ardhshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se tre skenarët për zgjidhje të mundshme që kanë qarkulluar deri më tani në opinion janë ende në lojë.

E para është të arrihet një konsensus për kryesimin e Estonisë, e dyta është gjetja e një vendi tjetër për të cilin 57 shtete anëtare do të arrijnë një konsensus dhe e treta është që Maqedonia e Veriut të jetë në krye të organizatës edhe vitin e ardhshëm.

Në Këshillin Ministror në Shkup që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës./Reporteri.net/

Read Previous

Çfarë thanë Osmani, Kurti e Gërvalla për draft-statutin e Asociacionit ?

Read Next

Rita Ora për ditëlindje vjen në Kosovë bashkë me bashkëshortin