Blerim Vela bllokon çdo qytetar që e kritikoi në Twitter pasi e mori pozitën

Shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka bllokuar në Twitter çdo person që ka kritikuar atë për afërsinë që kishte me Vetëvendosjen.

Blerim Vela e ka nisur detyrën si Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, me një veprim të pazakontë në Twitter.

Qytetarët që ndjekin atë, kanë shkruar se Vela po i bllokon ata në Twitter pasi është kritikuar për afërsinë me VV-në, që sipas tyre ka ndikuar që ai të marrë detyrën e re.

Postimet e ndjekësve duket se nuk i kanë pëlqyer Veles, prandaj ka filluar t’i bllokojë ata.

Ndryshe Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur dje se Blerim Vela është emëruar sot shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu./Ekonomiaonline

Siç njofton presidenca, Vela ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare.

Më poshtë keni fotografitë ku shihet se ai ka bllokuar disa persona.

Read Previous

Gjatë 24 orëve 27 aktakuza ndaj 32 personave

Read Next

15% e italianëve refuzojnë vaksinimin me Astra Zeneca