Blendi Idrizi huazohet në Bundesliga 2

Futbollisti i Kosovës, Blendi Idrizi, është transferuar te skuadra e Bundeligës së Dytë gjermane, Jahn Regensburg.

Idrizi është në pronësi të Schalke 04, megjithatë ai nuk ishte në planet e skuadrës së sapo ngjitur në Bundesliga, ndaj dhe kaloi në formë huazimi te Regensburg, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Sezonin e shkuar lojtari i Dardanëve ishte pjesë e Schalke 04, ndaj ai e njeh mirë kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Ndërsa me këtë transferim, Idrizi vazhdon ecurinë e tij në futbollin gjerman, pasi deri më tani 24-vjeçari nuk ka luajtur jashtë Gjermanisë.

Në sezonin e kaluar, Idrizi u aktivizua në 24 ndeshje me skuadrën e Schalke-s, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar katër asistime. /Albanianpost.com

Read Previous

Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore

Read Next

Qeveria dhe SBASHK e kundërshtojnë njëra – tjetrën, Këshilli i Prindërve bën thirrje për dialog