Po kalojnë dy javë e më tepër dhe punimet për shtrimin e rrugës “Sylejman Hadum Aga” në Çarshinë e vjetër herë fillojnë e herë ndalen. E kjo po i dëmton bizneset që operojnë në këtë pjesë. Sipas gastronomëve mbylljet e njëpasnjëshme shkaku i pandemisë e tashmë edhe punimet statusi i të cilave mbetet i padefinuar, po shkaktojnë humbje të mëdha për kafiteritë që janë në këtë rrugë. Ata thonë që nuk ju intereson asnjë qështje politike dhe kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë.
Gjatë realizimit të kësaj kronike sot në Çarshi nuk u pa asnjë makineri dhe punëtor duke punuar, andaj ne iu drejtuam komunës për të kuptuar nëse kanë pasur kontakte të reja me Ministrinë e Kulturës. Nga zyra e informimit përmes thirrjes telefonike na thanë se “Për momentin punimet janë të pezulluara nga Ministria e Kulturës”. Kujtojmë që kjo ministri kërkoi që këto punime të ndalen me arsyetimin se po e degradojnë trashëgiminë kulturore në këtë pjesë të qytetit, megjithatë për disa ditë punimet vazhduan. Por sot në Carshi situata është krejt e qetë, dyert e bizneseve mbeten të mbyllura, cka është e pazakontë në një ditë me mot të favorshëm me diell