Bislimi nesër në Bruksel, BE i publikon dy takime që do t’i ketë atje

Zëvendëskryeministri i parë dhe kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, të martën do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel.

Bislimi gjatë qëndrimin në kryeqytetin evropian, do të pritet në takim nga Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Komisioni Evropian.

Zëvendëskryeministri përpos Varhelyit pritet të takohet edhe me nënkryetaren e Komisionit Evropian përgjegjëse për Vlerat dhe Transparencën, Vera Jourova.

Besnik Bislimi dhe Oliver Varhelyi

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor, përkatësisht kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, kishin nënshkruar marrëveshje në Bruksel për de-eskalim.

Sipas marrëveshjes në fjalë Kosova kishte hequr dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, pra nuk do kishte gjoba dhe as konfiskime, derisa Serbia ishte zotuar se nuk do të prodhojë targa ilegale reja me emërtimet e qyteteve të Kosovës.

Ndryshe Varhelyi, gjatë javës së kaluar zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi.

Këtu ai përpos presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi edhe deputetët e partive opozitare në Serbi.

Varheyli, sipas deputetit serb, Robert Kozma, në takim me partitë opozitare serbe kishte theksuar nevojën e përfundimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke. /Albanianpost.com

Read Previous

Ambasadori francez për sulmet në veri: Aktet e frikësimit janë shqetësuese

Read Next

Dy kushtet e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës