Bislimi: U demaskua qasja destruktive e Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po vazhdon ta refuzojë rrugën për normalizimin e raporteve, siç po e dëshmon me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit.

Ai tha se qasja e tyre u demaskua, dukem shtuar se Kosova ofruar në vazhdimësi propozime për çështjen e dialogut.

“Procesi i dialogut u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por të cilën fqinji ynë verior vijon ta refuzojë, siç po e dëshmojnë me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit. U demaskua qasja e tyre destruktive, por ne vijuam angazhimin tonë, duke shfaqur konstruktivitet e duke qenë palë aktive, përmes ofrimit në vazhdimësi të propozimeve e ideve në çështjet rreth dialogut.”

Ndryshe, Bislimi si kryenegociator i Kosovës dhe Petar Petkoviq nga pala serbe, pritet që sot të takohen në Bruksel me ndërmjetësimin e të Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në kuadër të rundit të ri të dialogut.

Ishte Lajçak, ai i cili njoftoi se në takimin paraprak temë diskutimi ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme. E për këtë pritet të vazhdojnë diskutimet edhe nesër.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që javët e ardhshme Kosova dhe Serbia të arrijnë pajtim rreth çështjes së dinarit, derisa palët u patën zotuar t’i dërgojnë propozimet në aftin që ishte deri të premten e javës së kaluar. /GazetaSinjali/

Read Previous

Vdekja e Triumf Feratit/ Policia: Në vendin e ngjarjes u gjet një armë me 11 fishekë

Read Next

Policia: Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Veri