Bislimi: Shpërthimi në veri të Kosovës tregon se Beogradi nuk do normalizim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit dhe për këtë arsye nuk do të ishte e logjikshme që të bëhej pjesë e hetimit të krimit.

Megjithëse Beogradi ka mohuar të ketë pasur rol në shpërthimin që ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, Bislimi thase “të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë”.

Sipas zv/Kryeministrit, i cili është edhe kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian tha se incidenti i fundi tregon se Serbia nuk është interesuar për normalizimin të raporteve,

“Ky incident i fundit rikonfirmon se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe se vetëm ajo është përgjegjëse për ngecjen, pavarësisht nga kritikat perëndimore ndaj të dyja palëve”, u shpreh Bislimi për VOA.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ukraina prezanton dronët-raketa, me rreze veprimi deri në 700 km

Read Next

TikTok humbet apelin në SHBA, rrjeti social do të duhet të shitet ose do të ndalohet