Bislimi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi

Për të tretën here me radhë, Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për Programin e Bashkëpunimin Ndërkufitar IPA lll për vitet 2021-2027.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka thënë që përkrahja e Bashkimit Evropian këtë project ndërshtetëror do të jetë prej prej 8.4 milionë euro. 

“Punësimi dhe mobiliteti i fuqisë punëtore përfshirë atë sociale dhe kulturore turizmi dhe trashëgimia kulturore promovimi i qeverisjes lokale. Brenda këtyre prioriteteve përfitimet do të zbatohen në zonat kufitare Kosovë-Mali i Zi”, ka thënë ai.

Bislimi ka njoftuar edhe për planin e krijimit të një taskforce të përbashkët në Podgoricë dhe Prishtinë. 

“Do të dëgjojmë modalitete të ndryshme për të avansuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar në kualitetin e jetës së qytetarëve në pjesën kufitare”, ka thënë ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

Ajo ka shtuar se me këtë program deri tani janë financuar mbi 10 milionë euro.

“Ajo çka është më e rëndësishmja në këtë program është se njerëzit nga Peja, Ulqini dhe Gjakova bashkohen për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm”, ka shtuar Gorçeviç./rtklive

Read Previous

Në prag të festës së Pashkëve Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare

Read Next

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban