Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Gjatë muajve të fundit, Meta ka rritur përpjekjet e saj për integrimin e Inteligjencës Artificiale (Al).

Së fundmi, një raport nga New York Times pretendon se gjiganti teknologjik do të integrojë Al në syzet inteligjente Ray-Ban.

Syzet përfshijnë mikrofon dhe kamerë, por gjithashtu mund të shkrepin edhe fotografi, video dhe të luajnë muzikë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, me Al në syze ato do të jenë në gjendje të përdorin kamerën edhe për të identifikuar objekte dhe kafshë të ndryshme.

Për më tepër, ato do të jenë të afta edhe të përkthejnë.

Thuhet se funksionaliteti aktualisht mbështet gjuhën angleze, italiane, frënge, gjermane dhe spanjolle.

Bëhet e ditur se Inteligjenca Artificiale në syze do të jetë e disponueshme vetëm duke thënë “Hej Meta”.

Për momentin ky funksionalitet ndodhet në fazë testuese, por thuhet se do shpërndahet muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Read Previous

Bislimi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi

Read Next

Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë