Bislimi: Gjykata Kushtetuese nuk është qeveri paralele e cila propozon ligje, por e ruan kushtetutën

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është shprehur i indinjuar me tendencën e partive opozitare në Kuvend për të dërguar çdo ligj të përpiluar nga ekzekutivi aktual në Kushtetuese për shqyrtim.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk është Qeveri paralele e cila propozon ligje, por e ruan kushtetutën.

“Të thuhet se për mua ligji është ligj vetëm kur të më thotë Gjykata Kushtetuese është me pretendu që Qeveria e vërtetë është Gjykata Kushtetuese, e jo qeveria e vendit. Është gabim. Janë rolet e ndara Qeveria i drafton ligjet, Gjykata Kushtetuese e ruan kushtetutën, Gjykata Kushtetuese nuk është Qeveri paralele”, ka thënë Bislimi, ndërsa nga opozita është kërkuar që Ligji i ri për Komisionin e Pavarur për Media të dërgohet për shqyrtim në Kushtetuese.

Në mënyrë ironike, Bislimi ka thënë se nëse nesër anëtarëve të partive opozitare Gjykata Kushtetuese u thotë se duhet të dalin në punë në orën 8:00, ata do e bëjnë një gjë të tillë.

Nesër do të përfundoni duke thënë se unë do të vijë në punë në orën 8:00 se Gjykata Kushtetuese më ka thënë se duhet të shkohet në punë në ora 8:00.

Duke folur për këtë çështje në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të mërkurën, Bislimi tha se Qeveria premtimet që i jep në fushata zgjedhore i realizon përmes legjislacionit.

“Në zgjedhjet nacionale subjektet politike garojnë me platforma dhe program dhe pastaj pasi fitohen zgjedhjet partia politike përmes Qeverisë mundohet t’i shtyjë ato procese të cilat i ka premtuar elektoratit. Nëse ne premtojmë që synimi ynë është forcimi i ushtrisë, atëherë përmes legjislacionit e forcojmë ushtrinë. Përgatitja e ligjeve është detyrë e qeverisë”. /Albanianpost.com

Read Previous

Blinken takohet me kryeministrin izraelit Netanyahu

Read Next

Janari shënoi rritje të numrit të turistëve në Shqipëri