Shërbimet pa pagesë për pacientët me Covid-19 në poliklinikën “Alb Med” në Gjakovë realizohen që nga marsi i vitit të kaluar, ku deri më tani janë trajtuar mbi 1000 pacientë. Për drejtorin e kësaj klinike një veprimtari e tillë karakterizohet me dy anët e medaljes.
Mirëpo, Binishi e pohon se pavarësisht rritjes së rasteve gjatë kohëve të fundit, kjo klinikë do të vazhdojë trajtimin pa pagesë për shërbimet ndaj pacientëve të diagnostifikuar me këtë virus duke ofruar krahas shërbimit edhe konsulta psikologjike dhe psikiatrike me pacientët post covid.
Vaksinimi i popullatës konsiderohet arma më e fortë për ta mposhtur virusin u shpreh ai.
Binishi gjithashtu ka përmendur edhe ndërrimet e shpeshta të varianteve të viruseve, me ç’rast mund të ndryshojë edhe kostoja e shpenzimeve, duke shtuar tutje se shumica e rasteve e kalojnë virusin në formë të lehtë por në rastet mesatarisht të rënda shpenzimet mund të arrijnë edhe shifrën e mijëra eurove.