Bilanc i frikshëm në Gaza, shkon në 28 mijë numri i palestinezëve të vrarë

Ka shkuar në 28 mijë numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës. Ndërkohë 67,459 janë plagosur në sulmet izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Gjithashtu, 107 palestinezë janë vrarë dhe 142 janë plagosur në 24 orët e fundit.

Ndërkohë Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i agjencisë së OKB-së për refugjatë palestinezë ngriti alarmin duke thënë se gjysmë milioni djem dhe vajza po privohen nga shkolla për shkak të luftës në Gaza. /abcnews.al

Read Previous

Ministria e Financave njofton se kur do të mbahet ankandi i letrave me vlerë

Read Next

Kupchan: Kosova dhe Serbia po kthehen prapa