Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve janë shënuar 513 raste të reja me COVID-19 nga 1,287 teste të bëra.

Brenda kësaj periudhe janë shëruar 975 qytetarë, teksa kemi 9,464 raste aktive.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1 milion e 834 mijë e 256 vaksina kundër këtij virusi.

/Telegrafi/

Read Previous

Fillon tërheqja e barrikadave në veri të Kosovës

Read Next

Ishulli i Sazanit dhe plazhet në Karaburun, eksperiencë unike për turistët