Bie numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 11 pacientë po trajtohen nga COVID-19.

Sipas njoftimit thuhet se në spitalet e përgjithshme janë 2 pacientë me COVID-19.https://5a881908dfd1c7d918a53e3b6a65d884.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Në QKUK 9  pacientë,  prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë , Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë dhe Spitali i Gjakovës, 2 pacientë. /Telegrafi/

Read Previous

Zelensky i kërkoi Biden të mos e sanksionojë Roman Abramovich, kjo është arsyeja

Read Next

Sot mbahet konferenca e 11-të për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së