Biden: Vrasja e Haniyeh nuk e ndihmon përpjekjen për armëpushim

Vrasja e Ismail Haniyeh në Teheran “nuk i ndihmon” përpjekjet për të negociuar një armëpushim në luftën e Izraelit në Gaza, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, një ditë pasi u vra lideri i Hamasit.

Duke folur me gazetarët teksa mirëpriti qytetarët amerikanë të liruar në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të enjten vonë, Biden tha se kishte pasur një bisedë “shumë të drejtpërdrejtë” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu më herët gjatë ditës, duke përsëritur “shumë të drejtpërdrejtë” për theksim.

Ai shtoi: “Ne kemi bazën për një armëpushim. Ai duhet të lëvizë përpara dhe ata duhet të lëvizin tani”.

Një deklaratë e mëparshme e Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se Biden i kishte thënë Netanyahut se Uashingtoni ishte i përkushtuar për të mbrojtur sigurinë e Izraelit “kundër të gjitha kërcënimeve nga Irani” dhe se Biden “kishte riafirmuar angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit kundër të gjitha kërcënimeve nga Irani, duke përfshirë grupet e tij terroriste, “Hamas, Hezbollah dhe Houthi”.

“Presidenti diskutoi përpjekjet për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit kundër kërcënimeve, përfshirë kundër raketave balistike dhe dronëve, për të përfshirë vendosjet e reja ushtarake mbrojtëse të SHBA-ve”, thuhet në deklaratë.

Të dy udhëheqësve iu bashkua në thirrje nga nënpresidentja e SHBA-ve dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, e cila ka dhënë një ton më të mprehtë me Izraelin në luftën e Gazës, pa devijuar nga politikat e administratës Biden. /Albanianpost.com

Read Previous

​Çka paraqiti Kurti para përfaqësuesve të QUINT-it e BE-së për hapjen e urës së Ibrit?

Read Next

Turqia lëshon një anije të re luftarake ukrainase