Biden: Të paktën dy shtetas amerikanë do të jenë në mesin e robërve të ardhshëm të liruar nga Gaza

Tashmë është bërë publik momenti kur presidenti amerikan, Joe Biden njofton se armëpushimi në Gaza kishte filluar dhe robërit izraelitë u liruan nga territori palestinez i shkatërruar nga lufta.

Biden u shpreh se marrëveshja e armëpushimit ishte e njëjta që ai propozoi në maj dhe që e miratoi OKB.

“Të paktën dy shtetas amerikanë do të jenë në mesin e robërve të ardhshëm të liruar nga Gaza në fazën e parë të marrëveshjes”, tha Biden.

“Pas kaq shumë dhimbje, shkatërrime dhe humbje jete, sot krismat e armëve në Gaza kanë ndaluar”, vazhdoi Biden.

Ndryshe, deri më tani janë liruar 93 pengje nga të dy palët.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24-orëve të fundit

Read Next

Informacion nga policia rreth aksionit në zyret e ATK-së në Gjakovë