Biden takohet sot me presidentin polak dhe refugjatët ukrainas

Biden do të takohet me presidentin polak, do të vizitojë refugjatët dhe do të mbajë një fjalim madhor në ditën e fundit të udhëtimit në Evropë

Presidenti i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të shtunë do të takohet me homologun e tij polak, Andrzej Duda, për të diskutuar në lidhje me krizën e refugjatëve, që erdhi si rezultat i luftës në Ukrainë.

Biden gjithashtu do të takohet edhe me refugjatët ukrainas, teksa menjëherë pas kthimit në Washington, siç ka thënë Shtëpia e Bardhë, Biden do ta mbajë një konferencë ku do ta thotë “fjalën kryesore”

Biden gjatë javës ka qëndruar në kryeqytetin evropian, Bruksel, ku bisedoi me aleatët kryesorë të ShBA-ve rreth sanksioneve globale ndaj Rusisë si shkak i luftës.

Udhëtimi i tij do të përfundojë pikërisht në Poloni, ku çështjet e sigurisë dhe kriza humanitare janë në qendër të diskutimit, shkruan CNN.

Gjatë javës, Biden ka bërë të ditura edhe sanksionet e reja kundër anëtarëve të parlamentit rus, tha se ShBA-të do të pranojnë 100 mijë refugjatë ukrainas dhe foli me liderë botërorë se si do të përgjigjet bota në rast se Rusia përdorë armë kimike, biologjike ose bërthamore gjatë luftës.

/Klankosova.tv

Read Previous

Sot rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të masakrës së Krushës

Read Next

675 raste aktive me coronavirus në Kosovë