Biden sot në Evropë, pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot do të udhëtojë për në Evropë ku pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Biden do të ndalet fillimisht në Bruksel. Ai më pas do të marrë pjesë në bisedimet me krerët e NATO-s dhe G7 këtë javë, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Boris Johnson.

Raportohet se ShBA po përgatit sanksione kundër më shumë se 300 anëtarëve të dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë.

“Nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar se kë do të sanksionojmë dhe sa do të sanksionojmë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

“Ne do të kemi masa shtesë sanksionesh për të njoftuar që do të zbatohen së bashku me aleatët tanë të enjten kur Presidenti të ketë mundësinë të flasë me ta.”

Vizita e Bidenit përfshin po ashtu një njoftim për veprim të përbashkët për të rritur sigurinë energjetike në kontinent, që varet shumë nga gazi rus.

/GazetaSinjali

Read Previous

OKB merr një vendim për luftën në Ukrainë

Read Next

SHBA dhe aleatët kërkojnë të dëbojnë Rusinë nga G20