Presidenti amerikan, Joe Biden iu rikthye dje të folurit pa dorashka për presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai deklaroi se ”Vladimir Putin është një tiran brutal”.
Biden foli dje në ceremoninë e diplomimit në Akademinë Ushtarake në West Point duke shtuar gjithashtu se “nuk ka prani të ushtarëve amerikanë në këtë luftë dhe unë jam më se i vendosur t’i mbaj gjërat në këtë mënyrë, por ne do të qëndrojmë gjithmonë përkrah Kievit”.
Deklarata e tij tërhoqi zemërimin e Moskës që, me anë të ambasadorit rus në Uashington, Anatoly Antonov e konsideron këtë sjellje të papranueshme për çdo politikan të përgjegjshëm dhe veçanërisht për liderin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është koha që qarqet lokale qeverisëse të pranojnë se ne do të vazhdojmë të ndjekim një politikë të pavarur dhe sovrane të bazuar në interesat kombëtare”, u tha gazetarëve ambasadori Antonov.
”Me fjalët e tij kundër Vladimir Putinit, Joe Biden fyen të gjithë popullin rus, gjë që provokon një unitet të palëkundur rreth liderit të shtetit tonë”, theksoi ai./ a.jor.