Biden gjithë frikë për raportet ShBA-Evropë

Ish-presidenti amerikan Joe Biden e ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për “zbutje moderne” ndaj Rusisë.

Në intervistën e tij të parë që nga largimi nga detyra, dhënë për BBC-në, ish-presidenti amerikan është shprehur se “ka frikë” për marrëdhëniet ShBA-Evropë.

Duke u ndaluar në veçanti te presidenti Trump, Biden e ka akuzuar atë për “zbutje moderne” të qasjes së tij ndaj Rusisë dhe ka shprehur frikën se në këtë formë, Evropa “do ta humbte besimin në sigurinë e Amerikës”.

“Ai, (Putini) beson se Rusia ka të drejta historike ndaj Ukrainës,” është shprehur Biden, duke shtuar se “kushdo që mendonte se presidenti rus do të ndalej nëse Kievi do t’i lëshonte territor siç është proprozuar së fundmi nga Trump, është thjeshtë budalla.”

Biden vuri në fokus frikën që ndjen për një “prishje të marrëdhënieve” ShBA-Evropë, pasi kjo gjë do të ndryshonte “historinë moderne të botës”.

Ish-presidenti tha se udhëheqësit e kombeve evropiane do të mbeten “duke menduar, çfarë të bëj tani? … A mund të mbështetem te Shtetet e Bashkuara? A do të jenë atje?

Ndërkohë, i pyetur për vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale vetëm disa muaj para zgjedhjeve, duke i lënë pasardhëses së tij, Kamala Harris vetëm pak kohë për t’u përgatitur, Biden u shpreh se u largua në kohën që kishte një “kandidat të mirë”.

Read Previous

Historia e konfliktit Indi-Pakistan për Kashmirin

Read Next

Dorëhiqet një gjykatës në Hagë