Biden: Gjasat që Rusia të përdorë armë kimike në Ukrainë, shumë të larta

Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi të mërkurën se kërcënimi i përdorimit të armëve kimike nga Rusia në sulmin e saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës ishte “real” ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Europë, shkruan CNN.

Biden pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe ndihmën e mëtejshme të aleatëve të saj.

I pyetur nga CNN në lidhje me kërcënimin e një luftë me armë kimike në Ukrainë, Biden tha:

“Unë mendoj se është një kërcënim real”, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

/abcnews.al

Read Previous

40 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Agim Ademi mbetet kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së