Biden e sheh NATO-n si jetësore për të ruajtur sigurinë e Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden thotë se ai e sheh NATO-n si jetësore për të ruajtur sigurinë e Amerikës.

“Ne besojmë se NATO është thelbësore për të ruajtur sigurinë amerikane për pjesën tjetër të shekullit”, tha Biden në një konferencë shtypi të Dielën në Angli në kulmin e samitit të G7 para se të udhëtonte në Bruksel për samitin e NATO-s, sipas CNN.

Biden përsëriti gjithashtu angazhimin amerikan për mbrojtjen kolektive.

“Unë dua që ata të dinë se ne besojmë se NATO në Seksionin Pesë është një detyrim i shenjtë’, tha ai.

Ish-Presidenti i SHBA, Trump ishte shpesh kritik ndaj NATO-s, duke thënë se vendet nuk po paguanin sa duhet për mbrojtjen amerikane./KosovaPress/

Read Previous

Me 73 vota për deputetët votojnë në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Read Next

Halili: Në të gjitha QMF është kthyer normaliteti dhe ofrohen të gjitha shërbimet