Biden: Dënimi i Mladiqit, është vendim historik, ata që kryejnë krime do të mbajnë përgjegjësi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pas konfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm ndaj kriminelit, Ratko Mladiq, duke e quajtur këtë vendim historik.

Biden përmes një deklarate me shkrim, tha se vendimi i sotëm tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi.

“Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mladiq urdhëroi ekzekutimin e rreth 8,000 burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë. Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutal shumë-vjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë krime të tjera. Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, tha Biden, përcjellë Shtëpia e Bardhë./Gazetasinjali

Read Previous

Jeta Vojkollari publikon librin e saj të ri për fëmijë në Kanadë

Read Next

92 vjeçari që po jeton i vetëm mes katër mureve (video)