Jeta Vojkollari publikon librin e saj të ri për fëmijë në Kanadë

Është publikuar libri i ri i autores Jeta Vojkollari, i cili është në gjuhën angleze dhe titullohet “The Differen Princess”.

Vojkollari edhe për këtë libër është bërë bashkë me ilustratoren me të cilën punon prej një kohe të gjatë, që quhet Daniela Frongia.

Libri trajton një histori e cila ndodh në Mbretërinë e Cattus, ku jeton Heilinda, një mace me një pamje të jashtëzakonshme. Lindja e saj ndodh në të njejtën ditë me atë të Princit Heiduro, duke i falur shumë gëzim familjes por duke nxitur urrejtjen e armiqve, të cilët e përndjekin.

Heilinda ka një zë të bukur dhe një aftësi për të shëruar, prandaj ajo i përdor për t’u lehtësuar dhimbjet maceve me ngjyra, mes të cilave është rritur.

Një ditë ajo shëron një të huaj që del të jetë Princi Heiuduro, i cili bie në dashuri me të, por Heilinda nuk mund të martohet nëse nuk pajtohet me një kusht të vetëm. Princi duhet të merr një hap që do t’a ndryshoj historinë e këtij vendi.

Ky është përshkrimi i librit, i cili ngjan sa me një metaforë të një historie moderne e poashtu edhe një mënyrë për të nxitur vetëdijën e fëmijëve për tematika të rëndësishme prej të rriturish.

Përndryshe Jeta Vojkollari është noveliste, shkrimtare fëmijësh dhe autore e teksteve të këngëve./KultPlus.com

Read Previous

Policia konfirmon arrestimin e Adonis Gashit

Read Next

Biden: Dënimi i Mladiqit, është vendim historik, ata që kryejnë krime do të mbajnë përgjegjësi