Beyer: Për të hyrë në BE, Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën

“Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra tjetrën”, tha deputeti i Bundestagut nga radhët e CDU-së, njëherit edhe raportues i partisë së tij për Ballkanin Perëndimor, Peter Bayer.

Këtë koment Bayer e bëri një konferencë për media pas vizitës së tij në Beograd, për çka edhe do të raportojë në Bundestag.

“Nuk mund të ketë çështje të pazgjidhura kufitare dhe territoriale brenda Bashkimit Evropian”, u shpreh shkurt Bayer në lidhje me zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, raportoi televizioni publik i Vojvodinës.

“Nuk e kam të qartë se si do të pozicionohet qeveria e re sipas procesit të anëtarësimit, apo çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Unë shoh që kancelari dhe shefi i diplomacisë udhëtojnë shumë në rajon, por tani duhet të shohim çfarë përmbajtje do të ofrojnë”, theksoi ai.

Ai shprehu shpresën se procesi i Berlinit do të vazhdojë, por jo gjithçka duhet të mbetet në takime, por se është e nevojshme të bëhet progres në planin afatgjatë dhe vlerësoi se nisma “Ballkani i Hapur” duhet të vendoset si një pjesë integrale e procesit të Berlinit.

“Unë mendoj se është e mençur që kjo nismë, nëse zbatohet në mënyrë korrekte dhe transparente, të vazhdojë si pjesë e procesit të Berlinit,” tha Bayer.

Kanclelari federal gjerman, Olaf Scholz, muajin e shkuar vizitoi rajonin, ku në Beograd u shpreh se “është e pamendueshme që Serbia të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën”. /Albanianpost.com

Read Previous

​Qeveria pritet të hartojë Ligjin për çmimet në produktet bazë

Read Next

BE-ja iu kërkon vendeve anëtare të ulin përdorimin e gazit rus