Betohen 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, 29 prill 2024. (Foto: Dukagjini)

Sot është bërë betimi solemn i shërbimit për 10 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Pas përfundimit të trajnimit 10 javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim professional vullnetarët janë prezantuar para ambasadorit Hovenier nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqës Dr. Carolyne Siganda, të Ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci, si dhe kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj.

Më ketë rast, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka falënderuar 10 vullnetarët e Rinj të Korpusit të Paqes që shërbejnë në Kosovë.

Ai tha se sot është një ditë shumë e veçantë pasi ka nderin ta bëj betimin e grupit të 9-të në Kosovë e për herë të parë në qytetin e Kamenicës.

“Kamenica iu ka ndihmuar dhe mbështetur vullnetarëve dhe të gjithë jemi të mahnitur me mikpritjen, mendoj se të jesh familje nikoqire është punë e madhe, do përkushtim e interesim për njerëzit andaj faleminderit gjithë njerëzve të Kamenicës. Po ashtu dua të shpreh mirënjohje për stafin e ‘Corpsit’ ku prej kam ardhur i kemi tre grupe për trajnimin e vullnetarëve, duhet shumë punë, kam shërbyer edhe në poste tjera, por nuk mendoj se kam pasur grupe më të përkushtuar se sa ju. Jemi krenar me ju, keni kaluar shumë por si dikush që i është përkushtuar tërë jetën, që 34 vite jam në shërbim të Amerikës dhe e di çka do të thotë të sakrifikohesh për diçka më të madhe andaj nuk e di se a ka mënyrë më të mirë se sa kjo aktualisht, secili prej jush keni hequr dorë nga diçka”, tha diplomati amerikan.

Kurse ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, falënderoi ShBA-në për investimet e bëra deri me tani në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e arsimit. /RTKlive/

No description available.

Read Previous

Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit

Read Next

Bizneset ankohen për vonesat në trajtimin e rasteve në Gjykatën Komerciale