Sot mblidhet grupi qeveritar për strategjinë e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të mblidhet sot.

Takimi do të fokusohet në çështjet që lidhen me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar të enjten ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili njëherësh udhëheq këtë grup.

Në një konferencë për media, Konjufca ka bërë të ditur se mbledhja do të zgjasë disa orë, ndërsa anëtarët e grupit do të angazhohen gjatë gjithë ditës për trajtimin e kësaj çështjeje.

Grupi Punues është themeluar nga Qeveria me qëllim të hartimit dhe bashkërendimit të një strategjie shtetërore lidhur me procesin e apelimit. /KosovaPress/

Read Previous

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë, arrestohen 10 persona

Read Next

Fermin Lopez zbulon dy trajnerët e Barcelonës që i dhanë formë ngritjes së tij