Betim Fazliji shpëton St. Gallenin nga humbja

Betim Fazliji e ka shpëtuar nga Humbja St. Gallenin në përballjen me Grasshoppers në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Zvicrës.

Pas 25 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Tsiy William Ndenge, që ishte edhe i vetmi në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi me një iniciative më të madhe nga mysafirët, që kërkuan golin e barazimit.

Atë e arritën në minutën e 72-të, kur Fazliji u asistua prej Von Moos për rezultatin 1-1.

Ky gol i mesfushorit të Kosovës doli të jetë vendimtar për St. Gallen që të fitojë një pikë në fund.

Ky ishte goli i parë për Fazlijin në këtë fillim sezon, ndërsa St. Gallen ka 21 pikë, një më pak se lideri Zurichu.

/Telegrafi/

Read Previous

Kosovë, mbi dy mijë zjarre në dy muaj – shumica në ara

Read Next

Mbi 23 milionë euro borxhe ka veriu nga furnizimi me energji, KOSTT-i kërkon koston e mbulimit të tyre