Besimtarët myslimanë nesër kremtojnë festën e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën të martën kremtojnë Kurban Bajramin. Kremta e kësaj feste nis që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut. Pas lirimit të masave Kurban Bajrami këtë herë do të festohet në të gjitha xhamitë. Dhe me këtë rast Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Valon Myrta uron të gjithë besimtarët muslimanë.e njëkohësisht kërkoi nga ata më shumë tolerancë e mirëbesim.

Ai kujtoi edhe mesazhin e kësaj feste për gëzim, paqe, pajtim e falje.

Për të kremtuar këtë festë kanë ardhur edhe mërgimtarët. Për imamin Enes Koshi kjo festë është e veqantë sepse ai ka ardhur nga Zvicra që të festojë bashkarisht me familjarët, miqtë dhe besimtarët.

Ndër të tjera karakteristikë e kësaj feste është edhe therja e kurbanit. Sipas njohësve të kësaj feje therja e kurbanit dhe shpërndarja e mishit në ditën e parë të Kurban Bajramit ka për qëllim shpërndarjen e gëzimit dhe hares tek njerëzit në nevojë por edhe njëkohësisht gatishmërinë e besimtarit islam për të sakrifikuar nga pasuria e tij.

Read Previous

U mbajt mbledhja e gjashtë e komitetit për politikë dhe financa

Read Next

Vuçiq: Jam i shqetësuar, s’e di se çfarë do të bëjmë, Kurti është kthyer në shekullin e 19-të