Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

Pas muajit të rëndësishëm të Ramazanit, që përfundoi ditën e enjte, besimtarët myslimanë sot në të gjithë botën kremtojnë ditën e parë të Bajramit të Madh.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi filloi në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed ef. Stublla.

Namazi i Fitër – Bajramit u fal në orën 06:23, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, “duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”.

Read Previous

Hovenier uron Bislimin për liberalizimin e vizave si dhe kërkon zbatimin e Aneksit për normalizimin e raporteve me Serbinë

Read Next

Parashikimi i motit për sot