Besiktas kërkon me ngulm transferimin e mbrojtësit shqiptar

Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empoli, mirëpo kjo nuk mjaftoi që “kolosi” i mbrojtjes, Ardian Ismajli të luante qoftë edhe një minutë, në Kampionatin Evropian të Gjermaniasë, Euro 2024, aventurë që i la një “shije” shumë të hidhur.

Mirëpo, duket se lënia në stol nuk mund ta zbeh “shkëlqimin” e tij, me “Legjionarin” e mbrojtjes së Komëbtares sonë, i cili është në fokusin e një ekipi goxha të njohur në Evropë e padyshim një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, me “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, që janë vënë pas kartonit të tij.

Dua që Shqipëria dhe Kroacia të kalojnë grupin", Ardian Ismajli: Nëse Asani  do të jetë në formë, do ishte fantastike - ARKIVA

Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri dhe tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me klubin e Empoli, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptar, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Kievi përballet me sulm “masiv” me dronë

Read Next

Xhaka: Transferimi nga Arsenali te Leverkuseni s’ishte hap mbrapa, por dy hapa para