Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka deklaruar se pasi në Lindjen e Mesme kanë filluar të ulen tensionet, edhe në Kosovë çmimet e derivateve kanë filluar të bien shpejt.
Sipas Berjanit, kjo ka ndodhur pasi është arritur marrëveshja për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit, transmeton Telegrafi.
“Pas marrëveshjes për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit, tensionet janë ulur dhe çmimet e naftës kanë filluar të bien. Tregjet nuk po e shohin më si të afërt rrezikun për një luftë të madhe apo mbylljen e ngushticës së Hormuzit, që është rrugë kyçe për furnizimin me naftë. Prodhimi i lartë nga SHBA dhe kërkesa më e dobët nga Kina dhe Europa po e shtyjnë çmimin edhe më poshtë. Por nëse armëpushimi prishet ose ka ndonjë sulm në zonat e naftës, çmimet mund të rriten sërish shumë shpejt”, ka shkruar ai në Facebook.
Berjani ka shkruar tutje se çmimet aktuale në Kosovë janë: Diesel: 1.24€-1.32€ Benzin: 1.23€-1.31€.