Viti i ri shkollor pritet të fillojë me 1 shtator me prezencë fizike, dhe për këtë gjë janë duke u bërë përgatitjet maksimale që gjithçka të filloj mbarë. Drejtoria komunale e arsimit në Gjakovë, krahas përgatitjeve intensive për dezenfektimin e hapësirave shkollore dhe punëve tjera që lidhin me procesin mësimor, ka bërë të gjitha përgatitjet edhe për mbajtjen e afatit të dytë të testit të maturës shtetërore që do të jetë me 28 gusht.
Në bisedë me z. Berisha kuptuam se pothuajse i gjithë personeli i DKA është vaksinuar me vaksinën anti kovid, mirëpo sfidë mbetet vaksinimi i mësimdhënësve të cilët ende nuk e kanë kryer këtë proces.
Mbetet të shihet nëse gjithçka do të shkojë sipas planifikimeve dhe viti i ri shkollor do të fillojë me 1 shtator me prezencë fizike ka shtuar ndër të tjera Zymberi.