Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se në 23 dhjetor do të mbahet protesta e radhës e opozitës.
Ai e ka cilësuar këtë si dita më e fuqishme e mosbindjes civile.
Berisha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në këtë lëvizje të opozitës.
Berisha, gjithashtu hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke thënë se pushteti i socialistëve ka varfëruar dhe përzënë shqiptarët.
Kujtojmë se protesta e mëparshme e opozitës ishte më 27 nëntor, ku qindra qytetarë bllokuan rrugët e Tiranës, për të vënë në zbatim të ashtuquajturën mosbindje civile.
Berisha ka premtuar se protestat e opozitës do të vijojnë deri në zgjedhje, ku nga mazhoranca kërkohet vendosja e qeverisë teknike, për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme./Indeksonline/