Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka njoftuar se presidentja e Kosovës me kërkesë të ministres Gërvalla pritet të emëroj Vehbi Miftarin, Përfaqësues i Republikës së Kosovës kontakt me Selinë e Shenjtë.
Berisha thotë se në vitin 2008 ai ishte emëruar nga Kosova si përfaqësues diplomatik në Vatikan, respektivisht ambasador.
Sipas tij Presidentja duhet të ketë kujdes dhe të mos ulë përfaqësimin në Selinë e Shenjtë.
“Presidentja duhet të ruaj kualitetin e marrëveshjes dhe të bëjë hapa para, përndryshe vendimi është ulje e nivelit përfaqësues, shkrirje e Zyrën e Kontaktit të Vatikanit në Misionin Diplomatik në Itali, emërim i paqartë i Ministrit Këshilltar në statusin e tij diplomatik dhe të kompetencës në relacion me Selinë e Shenjtë”, ka shkruar Berisha, njofton Telegrafi.
Ai thotë se Presidentja nuk duhet të aprovoj vendimin e Ministres Gërvalla, të cilin e ka quajtur skandaloz dhe të papërgjegjshëm.
“Kjo qasje është joserioze dhe e dëmshme, prandaj i rekomandoj presidentes të mos aprovoj këtë vendim skandaloz dhe të papërgjegjshëm të ministres Gërvalla, të shqyrtoj të gjithë dokumentacionin dhe ecurinë e këtij procesi“, shkruan tutje Berisha.