Bëri tejkalim në vijë të plotë, dënohet me 150 gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje

Me 150 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje, është dënuar nje qytetar në komunën e Gjilanit, për veprën “tejkalim në vijë të plotë”.

“Në bazë të videoincizimi të pranuar në e-mail në adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Tutje Policia Rajonale e Gjilanit kërkon nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë Policinë e Kosovës.

/klankosova/

Read Previous

Edhe Britania e mbështet deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

Read Next

Sudan: Mbi 1 mijë e 200 fëmijë vdesin në kampet e refugjatëve