Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, ndeshja mes Mike Tyson dhe Jake Paul vazhdon të mbetet temë diskutimi, pas fitores së Paul me pikë.
Mike Tyson ka folur rreth gjendjes së tij shëndetësore pas përballjes me Jake Paul.
Ish-kampioni botëror i peshave të rënda ka pranuar se ka përjetuar depresion pas kësaj ndeshjeje shumë të pritur.
“Ajo ndeshje ishte një kreshendo e madhe: ne u stërvitëm derisa u ngritëm aq lart, ishim të emocionuar. Më pas ndeshja mbaroi, bum. Dhe tani jam pak në depresion. Ne u kthyem në jetën tonë normale, në jetën tonë të përditshme pas 9 muaj stërvitje”.
Pas kthimit në ring, Mike Tyson nuk është penduar dhe në fakt është mirënjohës që është rikthyer pasi pothuajse humbi jetën:
“Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kam marrë 8 transfuzione gjaku, kam humbur pothuajse gjysmën. Fakti që fëmijët e mi më panë të mbaroj 8 raunde në këmbë është krenari. Në qershor isha në banjë duke vjellë gjak. Pyeta doktorin: ‘A do të vdes?’ Ai tha: ‘Ne kemi opsione’”.
“Opsione? Nuk mund ta besoja, gati vdiqa. Humba 50 kilogramë në 11 ditë. Nuk mund të haja. Vetëm lëngje. Sa herë shkoja në tualet vinte erë katran. Nuk mbante më erë as si m** më.
“Ishte e gjitha e neveritshme. Pastaj fillova nga e para, nuk u dorëzova dhe u ktheva në gjendje për t’u ndeshur”. /Telesport.al/