Ka vite që Karim Benzema nuk ka luajtur me Kombëtaren e Francës.
Ishte skandali seksual i viteve të kaluara me ish-bashkëlojtarin e tij, Valbuena – që e kanë lënë lojtarin e Real Madridit pa luajtur në kombëtaren e Francës
Megjithatë janë dhënë sinjalet e para për një rikthim të mundshëm të Benzemas te Franca.
Agjenti i futbollistit, Karim Djaziri ka thënë se Benzema është i gatshëm të paraqitet me Francën.
“Natyrisht që ai e do rikthimin. Ai është gati që gjashtë vite. Ai është një lojtar që e dashuron futbollin”, ka thënë Djaziri (agjenti i lojtarit).
33-vjeçari për ekipin A të Francës luajti gjatë viteve 2007/2015 dhe bëri afro 85 paraqitje – ku shënoi 27 gola.
Benzema i cili po kalon në formë fantastike në La Liga, mund të rikthehet te Franca në Kampionatin Europian ‘EURO 2020’./IndeksOnline/